TIRANE

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i ftuar në studion e lajmeve në News 24, ka komentuar përgjimet e publikuara nga gazeta prestigjoze gjermane “Bild’, lidhur me shit-blerjen e votave dhe lidhjen e Vangjush Dakos me grupin “Avdylaj”. Panariti tha se përgjimet e publikuara nga gazeta ‘Bild’ dalin nga dosja ‘339’. Ai tha se kërkon që Prokuroria të përshpejtojë përgjimet.

“Është gazeta më e shitur në Europë dhe një nga 5 më të shitura në botë. Unë nuk i kam ndjekur me hollësi, se kam qenë në lëvizje mendoj që janë përgjime që derivojnë  nga dosja 339, që po mbahet në mënyrë stand on nga Prokuroria. Sigurisht hetimi mundet të vazhdojë dhe të marrë kohën e tij. “-tha Panariti.

Kemi të bëjmë me thyeje të sekretit hetimor?

Zoti Manja ka në dorë të ngrejë një padi penale ndaj gazetës ‘Bild”. Aty ka gjëra të mbuluara nga sekreti hetimor, por detyra e gazetarit është të ndajë informacione që kanë shumë rëndësi për publikun.

A keni dijeni për përmbajtje të kësaj dosje?

Fillimisht një pjesë e saj u bë publike nga një media prestigjoze si “Zëri i Amerikës’. Ju e dini që politikanë të rëndësishëm kanë dhënë dorëheqjen edhe për aludime, jo vetëm fakte.

Kjo në një farë mënyre legjitimon kërkesën e opozitës. Opozita e bashkuar kërkon një qeveri të besimit dhe të marrë në dorë procesin zgjedhor dhe të kalojë në zgjedhje. Kush të fitojë, le të fitojë.

I bëj apel Prokurorisë të shpejtojë, është bërë fenomen botëror tani. Pra, ju nuk keni patur dijeni për përmbajtjen e kësaj dosje. Ne respektojmë Prokurinë, edhe pse kemi patur kundërshtimet tonat për mënyrën si u zgjodh Prokuroria.

 Je takuar me gazetaren që ka publikuar këto përgjime?

JO, nuk kam patur mundësi.

Mendoj që PD, nëse do kishte ato përgjime do t’i publikonte vetë. Sigurish, mediat investigative kanë për detyrë të vëjnë në dispozicion të qytetarëve fakte skandaloze. Sot është një ditë e zezë për gjithë shqiptarët. Ato janë fakte që janë bërë publike dhe ndaj kërkohet një përgjegjshmëri për të zhbllokuar situatën. Kush janë zhbllokuese? Një Qeveri që kërkon të bëjë opozitën të bëjë pjesë të procesit zgjedhor.

Ju thoni se kjo e sotmja është ditë e zezë për vendin tonë?

Është turp. Kjo i nxin fytyrën komplet Shqipërisë, ndaj e konsideroj ditë e zezë.

A do të jetë dita e zezë kryefjalë e asaj proteste?

Aty ka një kauzë, kauza është shkatërrimi i demokracisë shqiptarë. Kemi dhe fakte skandaloze, kapjen në flagrancë të eksponentëve të krimit.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb