Shemsi Prençi, ish-zyrtar i lartë i Policisë, tha në emisionin “Log.” të gazetarit Endri Xhafo në News24 tha se dekriptimi i këtyre platformave Encro Chat dhe Sky ECC është bërë me vendim gjykate.

Prençi tha se dekriptimi i këtyre platformave hedh dritë mbi ngjarje kriminale, dhe janë indicie që të çojnë te prova.

“Fakti që janë ankuar dy tre persona, që janë të implikuar, nuk duhet të bëjmë luftë për të hequr këtë mjet, që të çon te prova”, tha Shemsi Prençi.

Ai tha se dekriptimi i dy platformave është një pasuri shumë e madhe. “Gjithë natën kanë diskutuar 7 grupe kriminale si të vrasin një person, apo deputet. Këto janë mjete për të shkuar te provat”, tha Prençi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb