TIRANË

Deputeti dhe ish-kryeministri Bashkim Fino ka folur për përgjimet e gazetës gjermane “Bild”. Ai tha se për këtë çështje duhet të pritet hetimi i gjykatës.  Deputeti socialist Fino theksoi se fenomeni i blerjes së votave në Shqipëri nuk i përket vetëm një partie politike.

I pyetur nga gazetari Adi Krasta në News 24 se a do të jepte dorëheqjen nëse do të kishte një çështje të tillë në kohën kur ishte në krye të qeverisë, Fino tha se kjo varet nga rasti, por nuk e përjashtoi mundësinë e një dorëheqjeje.

Pjesë nga biseda:

Zoti Fino nëse ju do të ishit kryeministër, ose më saktë nëse këto që kanë ndodhur do të kishin ndodhur kur ju ishit kryeministër a do ta kishit dhënë dorëheqjen?

Fino: Nëse do të kishte ndodhur dhe unë do të isha i ndërgjegjshëm që e kisha bërë sigurisht që do të jepja dorëheqjen. Të vërtetohen dhe duhet t’i shohim. Në Shqipëri nuk është një fenomen i një force politike. Të gjithë mundohen të jenë dhe të marrin votat. Po nga i ka marrë Bild.  Ne e kemi marrë vlerësimin e popullit. Sot jemi para një fushatë tjetër, jemi përballë publikut dhe demokracia  bëhet duke vlerësuar njerëzit. Verdikti i çdo force politike është tek populli.

Do ta shkarkoni presidentin Meta?
Fino: E enjtja qe një ditë shumë interesante dhe kjo mbase mund të ndodh njëherë në 100 vjet.Ne nuk i kemi numrat për të shkarkuar Presidentin e Republikës. Zhdekreti që ka bërë Meta është jo ligjor, në rastin në fjalë presidenti ka për detyrë vetëm të dekretoj dhe këtu mbaron. Presidenti është mbi palët.  Unë kam respekt për institucionin e presidentit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb