Prokuroria për Krime të Rënda ka reaguar pas publikime të reja nga gazeta gjermane Bild, lidhur me shitblerjen e votës, këtë herë në zgjedhjet vendore në Dibër.


“Nisur nga publikimet audio te bëra sot me date 17.06.2019 ne gazetën gjermane Bild, Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton se ka filluar veprimet hetimore për verifikimin e elementëve të veprës penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” të parashikuar nga neni 295/a i K.Penal.” thuhet në njoftimin e Prokurorisë, ku ndër të tjera theksohet se po bëhet verifikimi me shpejtësi i të gjitha akteve hetimore dhe të CD-ve të përgjimeve me qëllim verifikimin e autenticitetit të audiove të publikuara.


“Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron, se po ndjek me kujdes situatën e paprecedent të krijuar që ka cenuar rëndë imazhin e Prokurorisë Shqiptare dhe që është kryer në shkelje flagrante të ligjit.” përfundon deklarata.


(BalkanWeb)