TIRANË

Një tjetër reagim për përgjimet e 2017 të publikuara sot nga gazeta gjermane “BIld” dhe të sjella edhe nga “BalkanWeb”.

Këtë herë është Zëvendëskryetar i LSI-së Luan Rama që deklaron se “Kazani” Bild nuk i bindet logjikës korruptive të jeniçerëve të oborrit kryeministror. Sipas tij, e vërteta shqiptare, fatalisht është e rëndë, është kriminale, është alarmante!

Krimi i organizuar është bërë krim shtetëror, thotë Luan Rama referuar këtyre përgjimeve.

STATUSI I LUAN RAMËS
Përsëri gazeta gjermane “Bild” na risjell në vëmendje raportet e krimit me politikën, varësinë e qeverisë ndaj krimit dhe autoritetin e krimit mbi qeverinë!
Të tjera përgjime janë bërë të njohura e të tjera prova i janë dhënë publikut. Edhe më shumë do të ketë.
Njësoj si “Zëri i Amerikës” më parë, njësoj si “Birn” e si shumë agjenci të tjera të cilat për Kryeministrin e Shqipërisë janë kazanë, edhe “kazani” Bild nuk i bindet logjikës korruptive të jeniçerëve e kurtizaneve të oborrit kryeministror, të cilët paturpësisht e akuzuan gazetën gjermane si të blerë!
Sepse, për gjithë aq sa është qeveria në fakt, mjerisht logjika e saj nuk shkon përtej blerjes. Ajo percepton vetëm nga blerja tek blerja, askund tjetër!
Ndaj, ata harrojnë se “Zërit të Amerikës”, “Bild-it”, DW-së (Deutsche Welle) e gjithë botës së mediave të lira në hapësirën demokratike euroatlantike, ka vetëm një urdhër që iu imponohet, urdhri i të vërtetës.
E vërteta shqiptare, fatalisht është e rëndë, është kriminale, është alarmante!
Ata nuk mund të bëjnë sikur nuk e shohin, nuk mund të heshtin, nuk mund të mos e thonë.
Nuk ka asnjë dilemë, nuk ka asnjë ekuivok: krimi i organizuar na shfaqet si krim shtetëror!
Bandat komandojnë qeverinë e qeveria shërben me përulësi ndaj tyre.
Bandat përcaktojnë emrat se kush do të jetë deputeti i tyre në radhët e qeverisë, dhe qeveria në ortakëri me ta mbush listën siç mbushin kriminelët kutitë e votimit, për të krijuar maxhorancën e tyre, maxhorancën e krimit!
Dhe grupet e krimit të organizuar, ata që mbollën Shqipërinë gjithkund dhe mbuluan edhe Evropën me drogë kanë sot edhe parlamentin e tyre, kanë qeverinë e tyre! Kanë edhe prokurorinë, kanë edhe gjykatat e tyre!
Ndaj sot krimi i organizuar na shfaqet si krim shtetëror!
Sepse në fakt është bërë krim shtetëror!

Luan Rama Fb
Luan Rama Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb