Dhjetë përgjimet e fundit të publikuara nga “Bild” ku flitet për blerjen e votave në zgjedhjet vendore të 2016-ës në Dibër, u komentuan edhe sot në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24.

Analisti Fatos Lubonja tha se gjithçka kemi parë e dëgjuar tregon një skandal të madh.

“Këtu tani na doli gjithë policia e angazhuar të vjedhje votash, këta thonë do hyjmë në Europë. Është e kotë të bëjmë komente, është turp i madh, ku jetojmë? Si mund të nëpërkëmbet kështu dinjiteti i njeriut? Këta rilindasit shkojë e blejnë votat, njeriu blihet e shitet për 2 mijë lekë të reja, është skandal? Pse dolëm nga komunizmi për ta shitur votën me 2 mijë lekë? Kjo është skandal të hidhesh në erë. Të ikësh nga ky vend”,- tha ai.

Ndërsa gazetarja, Klodiana Lala u shpreh se jo vetëm Bild, por edhe media të tjëra ndërkombëtare zotërojnë dosje përgjimesh të Shqipërisë.

“Bild dhe media të tjera kanë dosje të tjera për hetime të çelura në Shqipëri, jo vetëm për shitblerje të votës”,- tha ajo.

Duke u ndalur tek rasti i Dibrës, Lala tha se janë promovuar në poste të gjithë të përgjuarit që mblidhnin vota në favor të kandidatit të PS.

“Në rastin konkret Arben Keshi që siguroi vota u promovua, u bë shef. Robert Aga po ashtu. Ymer Lala ka vajzën sot deputete. Del hapur fakti që flitet për poste, punësime. Jemi në një mekanizëm kriminal të blerjes së votës”, vijoi ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb