TIRANE

Deputeti i opozitës në Parlament, Lefter Maliqi ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me publikimin e përgjimeve të reja nga e përditshmja gjermane ‘Bild’.


“Parlamenti duhet të shpërndahet.Vendi të kalojë në zgjedhje të parakohshme. Përgjimi i shitblerjeve të votave, ndërhyrja e grupeve kriminale tregon se deputetet, drejtorët, kryetaret e Bashkive etj zgjidhen, vendosen dhe emërohen nga krimi.” Shkruan Maliqi ndërsa shton se cdo institucion në vend ka rënë.


“Cdo institucion ka rënë. Jemi në dorë të krimit, të paaftëve, servilëve, oligarkëve. Shkaku është sistemi i kalbur elektoral, korrupsioni dhe krimi i organizuar. E ardhmja e vendit është ne rrezik, jemi të pasigurt nën kthetrat e krimit. Shqiptarët të marin në dorë o sot o kurrë fatet e vendit. Protesto fuqishëm kundër krimit të organizuar mos u ndal për drejtësi, për votë të lirë, për të ardhmen e sigurtë.” – përfundon Maliqi reagimin e tij.


(BalkanWeb)