TIRANE-Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ishte i ftuar ne emisionin ‘Opinion’ teksa deklaroi se nuk ka bir ku*ve që komunikon me telefon më shumë se ai.

Dako është indinjuar lidhur me akuzat dhe dokumentet e dala nga përgjimet e Prokurorisë se ai ka komunikuar me anëtarë të Avdyljave.

Dako tha se është  një nga njerëzit që komunikon më shumë me qytetarët për hir të punës së tij si kryetar i Bashkisë së Durrësit.

Keni folur me këta persona?
Unë jam kryetar i bashkisë dhe jam i zgjedhur me votë, për  të marrë votën unë komunikoj me të gjithë votuesit. Unë komunikoj me të gjitha njerëzit që janë të famshëm në familjet e tyre, të cilët mund të marrin vota. Unë marr emrat e zgjedhjeve dhe u marr kontaktet për tu marrë votën, në shërbim të punës që unë do të bëj.  Unë flas për veten time, i njeh ata prej kohësh të gjithë qytetarët e Durrësit.

Pse nuk e dini se me kë flisni?
Unë kur kërkoj votat nuk shikoj as diplomat dhe as  dëshminë e penalitetit. Unë jam i bindur se kam zgjedhur. S’ka bir kurve që të ma marr mua, me të folur me telefon me qytetarët Durrësit. Me mesazhe mund të ma marrë vetëm Rama, por për telefonata jo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb