TIRANE

Kreu i republikanëve, Fatmir Mediu ka reaguar përmes një postimi në facebook pas përgjimeve të reja të publikuara nga e përditshmja gjermane Bild.

Shqiperia ne udhekryq.Rama kerkon qe mjerimin dhe degjenerimin e tij politik ta ktheje ne mjerim dhe shkaterrim Te Shqiperise dhe shqiptareve. Shqiptaret duan Europen, sigurine dhe lumturine. Rama u ka dhene vetem dhunen, korruspionin, drogen dhe krimin, largimin nga ShqiperiaRama qendron jo me ne krye te Partise Socialiste, por te nje strukture politike qe ka mare peng vendin e kthyer në strukture kriminale qe vjedh votat dhe grabit vendin. Nje strukture qe ka per aleate krimin e organizuar dhe ka per armik shqiptaret dhe opoziten.” Shkruan Mediu, ndërsa shton se pergjimet e publikuara nga BILD, tregojne se ne cfare llumi eshte futur kjo qeveri

“Pergjimet e publikuara nga BILD, tregojne se ne cfare llumi eshte futur kjo qeveri. Turp banalitet, mardhenie me bandite e maskarenj qe dhunojne me urdher te Rames shqiptaret.Polici e mbushur me bandite, trafikant, ushtare te Rames dhe jo ligjit qe i sherben krimit qeveritar, qe nuk njeh ligj dhe kushtetute.Arrestohen deputete qe denocojne krimin dhe kriminelet rrin ne zyren e kryeministrit.Arrestimi i Bardh Spahise eshte turp dhe fundi I kesaj qeverie.Shqiptaret nuk mund ti ndal Rama në rrugen e tyre per liri dhe Europe.Kush mendon se me dhune do i ul koken shqiptareve e ka fundin e shpejte dhe te turpshem.Kush I sherben ketij regjimi te korruptuar, ketij procesi farse elektoral eshte mjeran. Protesta e 21 Qershorit duhet te jete dita e shqiptareve mbi llumin qeveritar.Dita e njerezve te lire mbi diktaturen e Rames, diktaturen e krimit dhe korrupsionit” përfundon M ediu reagimin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb