SHKUP – Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka publikuar edhe disa biseda të ministres së Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankulovska. Në video Jankullovska bisedon me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, lidhur me zgjedhjet në Kumanovë. Ata thonë se në bashkëpunim me BDI-në mund ta fitojnë Kumanovën.

“Duhet të bisedohet me BDI-në që shqiptarët të kapen për fyti e që të mos dalin në zgjedhje”, – shprehet ministrja Jankullovska.

Por ky skenar i VMRO-së dhe BDI-së dështoi në Kumanovë, por më vonë duket se pati sukses në zgjedhjet presidenciale kur BDI-ja i ftoi shqiptarët të mos dalin në zgjedhje, çka mundësoi fitoren e Pendarovskit kundër Zoran Zaev.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: