Gjykata Evropianë për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka shpallur si të ligjshëm përgjimin nga aplikacioni i bisedave të EncroChat.
Ky aplikacion është përdorur kryesisht nga persona të përfshirë në botën e krimit. Pas këtij vendimi personazhet e krimit janë në vështirësi, pasi në shumë vende janë ndërmarrë aksione ndërkombëtare bazuar në bisedat e zbërthyera nga Enchro dhe Sky Ecc.
Ky vendim do të ketë impakt edhe në Shqipërisë, pasi janë kryer shumë hetime nga SPAK, bazuar në bisedat e zbardhura në Francë nga këto aplikacione.
Për zbërthimin e bisedave, Strasburgu thotë se janë të ligjshme dhe mund të përdoren si prova.
Në Shqipëri, Pëllumb Gjoka, i arrestuar ka bërë një padi në Gjykatën Kushtetuese ku kërkon rrëzimin provave të SPAK në lidhje me përgjimet e EncroChat.
(Balkanweb)