MAQEDONI- Skandali i përgjimeve në Maqedoni thellohet nga dita në ditë. Ditën e sotme është publikuar një tjetër bisedë e përgjuar, e zhvilluar mes kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi dhe ish-ambasadorit të Shqipërisë, Arben Çejku.


Kjo bisedë daton nga periudha e vitit 2012 dhe ka të bëjë me zhvillimet politike në Maqedoni, informon “INA”.
 
Ja se çfarë përmban biseda e publikuar nga ana e LSDM-së apo transkriptim i publikuar:


Arben Çejku: A je lodhur


Menduh Thaçi: Pak, jo shumë.

Arben Çejku: Mos u lodh shumë, shoku (Enver Hoxha) ka thënë të punojmë pa u lodhur.

Menduh Thaçi: S’kemi për çka të lodhemi, kështu më ngadalë.

Arben Çejku: Shoku juaj që do të shkonte në Tiranë, do të vijë këtu në javën e parë të prillit

Menduh Thaçi: Shumë mirë

Arben Çejku: Po shiko tani, ke mundësi ta takosh edhe këtu

Menduh Thaçi: Bravo, më mirë ta shoh këtu, të mos …

Arben Çejku: A!

Menduh Thaçi: Për shkak se jam në telashe, e ke parasysh

Arben Çejku: Për ate të kërkova, jo ashtu jo kështu, në prill këtu do ta takosh, më mirë është

Menduh Thaçi: Sigurisht, ndonjë gjë a ke ,dhe shumë të faleminderit

Arben Çejku:  Një djalë donte të takonte, a e ke takuar ?

Menduh Thaçi: Jo nuk kam pasur mundësi, të shoh ta kërkojë këtë jave, por me telefon ne kemi komunikuar

Arben Çejku: Mirë, nuk e di çka ka

Menduh Thaçi: Po të shoh

Arben Çejku: Unë javën që vjen do të zhvillojë dy takime të nivelit komunal me Sadi Bexhetin  dhe shokun tënd R.O (që aludohet në Rufi Osmanin). Ti pyes se çfarë do të bëjnë për 100 vjetorin

Menduh Thaçi: Shumë mirë, s`ka problem

Arben Çejku: Kam vërejtur se je frikësuar nga koalicioni i ri që do të realizohet

Menduh Thaçi: (Qeshet)Shumë mirë është kryer

Arben Çejku: Mendoj se shumë mirë ke kaluar tek (mendohet për vizitën tek ambasada e SHBA-ve)

Menduh Thaçi: Shumë mirë, një orë e gjysmë, por do të bisedojmë

Arben Çejku: S`ka problem

 

(el.sp/BalkanWeb)

Etiketa: