SHKUP- Kanë nisur të publikohen pjesë të përgjimeve që prekin marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni, ashtu siç edhe kishte paralajmëruar lideri LSDM-së Zoran Zaev. Në një bisedë midis ministrit Mile Janakievski dhe kryeministrit Nikola Gruevski nga materialet e përgjimeve bisedohet për shitjen e një toke shtetërore për një person që supozohet se është shqiptar që kishte jetuar në Francë, por që pas 30 viteve ishte kthyer në Shqipëri.

Në këtë bisedë dëgjohet biseda e tyre se si ata nuk lejojnë që biznesmeni që supozohet të jetë shqiptar të investojë në pjesën qendrore të Shkupit, informon INA.

Toka që bisedohet me hapësirë mbi 1000 metra katror i takon familjes së nobelistes shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu, dhe se aty pikërisht ishte shtëpia e saj në sheshin e sotëm të Shkupit.

Ja edhe pjesa e bisedës:

Mile Janakievski: Të presim takimin me ate që është i interesuar, për ate personin që të thash dhe që është i interesuar?

Nikola Gruevski: Po, por a e di nga cili vend vjen, a duhet lejuar për të hyrë, këtu në shesh, pastaj ata do të inkurajohen dhe do të hyjnë në shesh, e ke të qartë. Tjetër është që të hyjë për skaj të Vardarit, në Kala apo tek Stacioni Hekurudhor dhe tjetër është të hyjë në qendër.

MJ: Por ai ka 30 vite që jeton në Francë, por nga atje e ka origjinën … (supozohet Shqipëria)

NG: Nga atje a…

MJ: Si fëmijë ka shkuar në Francë dhe 30 vite ka jetuar atje dhe sërish kthehet në Shqipëri

NG: Mysliman apo katolik është

MJ: Katolik

NG: Ai që e ka Radikën nuk është katolik, por ortodoks, hotelin Radika e kam fjalën

MJ: Katolik është dhe i dashuruar në barok. Do të thotë se njeriu me titull dhe me profesion është artist.

NG: Aha , artist do të thotë për ate ai është aq i dhënë pas barokut

Kjo bisedë ka të bëjë me ndërtimin e shkallëve të stilit spanjoll dhe të një hoteli të stilit barok në një hapësirë prej 1.046 metra katror, pikërisht në pronën ku gjendet pasuria e nobelistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza. Kjo tokë i`u shit një kompanie tjetër.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: