TIRANE

Në konferencën për mediat, përfaqësuesi kryesuesi i delagacionit të PE, Tunne Kelam i cilësoi raste të izoluara përgjimet e publikuara në media për blerje të votës, të cilat nuk mund të vendosin në pikëpyetje rezultatin. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të News24, Ergys Gjencaj mbi përgjimet e transmetuara edhe nga Zëri i Amerikës, Kelam tha se zgjedhjet konsiderohen legjitime dhe si rezultat dhe parlamenti është legjitim.

“Në fakt kolegu im Preda dhe kolegë të tjerë që kanë qenë vëzhgues, thanë se zgjedhjet konsiderohen legjitime dhe si rezultat dhe parlamenti është legjitim. Nuk mendoj se raste të izoluara të blerjes së votave kanë ndikim në panoramën e madhe. Megjithatë sicc janë gjërat tani mendoj se duhet të vazhdojmë me këtë parlament.


Ndërkohë raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein, theksoi se kjo është çështje për gjykatat dhe jo për parlamentit. ” Kjo është një cështje për gjykatat jo për parlamentin” tha ai.


I pyetur mbi kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme, me një qeveri tranzitore që do të garantojë një proces të lirë e demokratik, Kelam tha se një gjë e tillë do të dëmtonte procesin e hapjes së negociatave.


“Parlamenti është zgjedhur në mënyrë të ligjshme. Keni një qeveri legjitime, kështu që mendoj që përqendrimi e ideja e pasjes së një qeverie të përkohshme ose kalimtare do të dëmtonte përqendrimin që kishte për hapjen e negociatave.” -u  shpreh kryesuesi i delegacionit të PE në Tiranë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb