Peter Tiede, gazetari gjerman i “Bild” i pyetur nga gazetari Ylli Rakipi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24 nëse po sulmohet pas publikimit të 6 përgjimeve pjesë e dosjes 339/1, pranon se disa njerëz afër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama po publikojnë shkrime të vjetra rreth tij, për ta intimiduar.

Thuhet se Rama po ju intimidon përmes RT ruse?

Peter Tiede: Është një keqkuptim, persona nga rrethi i kryeministrit kanë postuar artikuj të vjetër të RT në Gjermani me qëllime propagande rreth meje. Këto artikuj sot i kanë postuar njerëzit afër Ramës që të më intimidojnë mua.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb