Një ditë pasi publikoi përgjime të reja që faktojnë skemën e blerjes së votës në zgjedhjet vendore të 2016 në Dibër, gazetari gjerman i Bild, ka reaguar sërish përmes një statusi në facebook.

Tiede shkruan se është bërë ‘pre’ e sulmeve nga profile falso në rrjetet sociale ndërsa thotë se ka raportuar e fshirë disa prej tyre, dhe do të vijojë ta bëjë kur të kete pak më shumë kohë.

Gazetari gjerman Peter Tiede publikoi mbrëmjen e së mërkurës 10 përgjime të reja të kryera nga Prokuroria Shqiptare, pjesë e dosjes 184 ku flitet sërish për skemën e organizuar nga Partia Socialiste për të siguruar fitoren në zgjedhjet lokale të vitit 2016-të në Dibër.

Bisedat zhvilloheshin mes ministrave (Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri) deputetëve (Ulsi Manja, Xhemal Qefalia) zyrtarëve të lartë socialiste, drejtuesve të policisë (Robert Aga) dhe personave të identifikuar si të lidhur me krimin. Si të tillë “Bild” përmendi Ymer Lalën, që është njëkohësisht babai i deputetes së PS, Reme Lala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb