Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Real Story” në “Vizion Plus”, gjatë një debati me analistin Arjan Vasjari tha se në rast se do të dilte emri i tij nëpër histori të rënda, do ta jepte dorëheqjen.

Rama shtoi se familja e tij nuk ka asnjë kusur të dëgjojë të tilla histori pa fund, ku sipas tij, hidhet baltë mbi figurën e kryeministrit.

“Kjo është një histori e trilluar. Nëse do të dilte emri im në ndonjë rast të rënda do të jepja dorëheqjen. Jo për ata, por nuk ka kusur familja ime të dëgjojë të tilla marrëzira nga këta opozitarë të tmerrshëm. Këto janë përgjime të mbushura me m…Nuk mund të besohen dhe as nuk ka njeri që i beson, por janë vazhdën e goditjeve që i bëhen qeverisë pas marrjes së rekomandimit pozitiv për hapje negociatash”, tha Rama ndër të tjera,

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb