TIRANË

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka reaguar pas 16 përgjimeve të publikuara sot nga gazeta gjermane “Bild”, ku shfaqeshin biseda për pazare elektorale mes zyrtarëve të Partisë Socialiste në zgjedhjet e Dibrës.


Ai shkruan se arroganca e kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit Gjiknuri kurohen vetëm me burg.


“Arrogancës së Damian Gjiknurit dhe Edi Ramës, edhe kur kapen në krim, ia kalon vetëm makuteria për të vjedhur. Këto sëmundje duhet të kurohen në burg”- shkruan Shehaj.


(n.m/BalkanWeb)