TIRANË

Ish-kryeministri dhe njëherësh deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, nga studioja e emisionit “A show” në News 24  duke analizuar situatën politike në Shqipëri tha se Partia Socialiste është e mirëorganizuar dhe pushteti i saj ka dalë nga vota e qytetarëve.

Ai pati edhe një “debat” me drejtuesin e emisionit, Adi Krasta, i cili tha se kurrë nuk e ka besuar se PS-ja do të prodhonte liderë hajdutë dhe diletantë, që jetën partiake do ta kthenin në pikën zero.

Pjesë nga biseda:

Fino: Ne Jemi parti solide. Sot janë dy parti të mirë-organizuara, qoftë PS dhe PD.  Po të them se janë parti të organizuar dhe në ketë funksion PS është e mirëorganizuar.

Krasta: Shqipëria nuk ndryshon more, jemi në një tranzicion skandaloz.E ka filluar PD në ’96 dhe përpara dy vjetësh PS, që unë kurrë nuk e mendoja se do të prodhonte liderë hajdutë diletantë,  dhe injorantë e narcizistë ka bërë realisht këtë: me një jetë partiake që është bërë zero dhe strukturat që thonë: Po bos, gjithçka është në rregull.

Fino: Ky është mendimi yt. Vendimi i forcave politike është tek populli. E more votën ta gëzosh dhe drejton për katër vjet. Jam i hapur të mirëpres  vendimet  ligjzbatuese për këtë rast, që janë Prokuroria dhe gjykatat,  atëherë po”-tha mes tjerash Fino.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: