TIRANË- Zbardhen përgjimet e skandalit me pesë të akuzuar për shpërndarjen e diplomave false të shkollës së mesme kundrejt shumës prej 1800 euro.

Në vendimin e Gjykatës së Tiranës për fajësinë e tyre, një kopje e të cilit u sigurua nga gazeta “Panorama”, të dënuarit, mes të cilëve edhe ish-­drejtori i një gjimnazi publik në Fier, viheshin në kontakt me persona që kërkonin të pajiseshim me diploma dhe më pas angazhoheshin në sigurimin e dokumentit.

Hetimi ndaj tyre nisi nga një referim i drejtorisë Antikorrupsion pranë Këshillit të Ministrave. Gjatë hetimeve, ata ranë në kurthin e një agjenti të infiltruar, i cili pagoi shumën prej 1800 euro dhe u pajis me diplomë e gjimnazit. Sipas vendimit të shpallur më 8 shtator dhe të zbardhur dje, të pandehurit Afete Koka dhe Gramoz Shehu kanë qenë punonjës të një universiteti jopublik në Tiranë.

I pandehuri Arbër Pelo ka ushtruar profesionin e mësuesit në Fier, ndërsa i pandehuri Andrea Haxha ka qenë drejtor i një shkolle të mesme publike në Fier. Siç evidentohet në dosje e në përgjime, edhe shtetas me qëndrim jashtë vendit mund të “mbaronin shkollën” në Shqipëri, kundrejt ryshfetit.

pergjimet 1

pergjimet 2

pergjimet 3

pergjimet 4

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: