Për thuajse dy orë, Ardian Çipa, Zv.drejtor i policisë së shtetit, Ardian Çipa u mor në pyetje në prokurorinë e Tiranës në lidhje me pajisjen e përgjimit që disponon policia shqiptare.

Çipa u mor në pyetje nga prokurorja Anisa Qilimi. Çipa mësohet se ka dhënë sqarime për rrethanat në të cilat është marrë pajisja e përgjimit dhe përdorimin e saj nga policia.

Në ditët në vazhdim pritet që edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako të japë shpjegime në prokurori. Organi i akuzës ka kërkuar nga policia pajisjen e përgjimit, por sipas uniformave blu ajo i përket Interforcës italiane. Një ditë më parë, Ministri i Brendshëm tha se bëhet fjalë për një pajisje që vetëm lokalizon numrat e telefonit dhe nuk përgjon bisedat apo mesazhet në celular.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb