Gazeta gjermane “Bild” vijon më përgjimet të reja në lidhje me “dosjen 184”. Në  audio përgjimin  numër 10 shfaqen tre biseda të Imer Lalës, ku u tregon  bashkëbiseduesve se ka një takim  në një zyrë të madhe.

Biseda e parë e Lalës  zhvillohet me bashkëshorten e tij, e dyta me vajzë, ndërsa e treta me një të panjohur, një zë mashkulli. Ai në fund tregon se është takuar me të madhin, që sipas gazetës “Bild” është kryeministri, Edi Rama.

Biseda nr.1

Imer Lala: Do shkoj me një zyrë të madhe, a thua a jam vesh mirë a apo?
Grua: Po mirë mo je.
Imer Lala: Ma fut atë gjë në karikim.
Grua: E kam karikuar pa merak.
Imer Lala: Kur do dalësh ti?
Grua: Jam do jem atje
Imer Lala: Unë nga ora 11:30 nisem.
Grua: Në rregull, hajd

Biseda nr. 2

Vajzë: Ku je? Përse u çove nga kafja
Imer Lala: Në 10:30 kam një takim me atë robin dhe po shkoj në zyrë
Vajzë: Eh, kuptoj
Imer Lala: Sa të dal ta bëj telefon se pastaj jam për Pogradec.

Biseda nr. 3

Imer Lala: O zotëri po ku je mor, ti rashë telefonit.
I panjohur: E kam mbyllur atë numër, njëherë për njëherë.  Ju çfarë bëni
Imer Lala: Hej isha tek ai babloku i madh, tashti sa dola
Imer Lala: Isha me Qifin më parë
I panjohur: Uhuh
Imer Lala: Ti mos e rruaj leshin për asgjë
I panjohur: Unë?
Imer Lala: Hajd se flasim. Se do vijë atje unë sot

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: