Gazeta gjermane BILD ka publikuar përgjimin e dytë, ku drejtori i Ministrisë së Brendshme , Arben Keshi flet me ish-deputetin e PS-së, Artan Gaçi, i cili njëherësh është edhe bashkëshorti i Ministres së Mbrojtjes , Olta Xhacka.
Në bisedë e sipër, Gaci vlerëson drejtorin e Ministrisë së Brendshme teksa i thotë se shefi i madh e ka vlerësuar punë e tij me superlativa. Siç shton mes tjerash Gaci, kryeministri i kishte treguar se e ka kopsitur zonën e Maqellares.
Përgjimi numër dy. Biseda mes Arben Keshit dhe Artan Gacit:
Arben Keshi: Mirëmëngjes
Artan Gaçi: Mirëmëngjes, c’a bërë
Arben Keshi: Si je ti?
Artan Gaçi: Mirë ja pimë një kafe me shefin e madh. Edhe me superlativa për ty
Arben Keshi: Faleminderit
Artan Gaçi: Jo nga ai, unë po e po por nga ai. Më tregoi historinë e 2011-ës dhe gjithë stafit. I ke pikët maksimale
Arben Keshi: Ishalla kthehen në realitet se ngela…. u bënë tre vjet
Artan Gaçi: Vlerësim të jashtëzakonshëm. Gjithë Maqellarën ta vinte ty.Ai është tha personi. E ka kopsitur tha, e ka bo, komplet gjithë gjënë. Edhe në 2011-ën fitoi tha por ashtu ndodhën ca me kutitë tha.
Arben Keshi: Hajt mo ca të bësh ashtu ka qenë shkrujt
Artan Gaçi: Merita e Benit tha
Arben Keshi: Rrofsh shumë faleminderit
Artan Gaçi: Desha me ta thonë, kur të vish në Tiranë lidhemi
Arben Keshi: Mirë faleminderit…