Gazeta gjermane BILD ka publikuar përgjimin e dytë,  ku drejtori i Ministrisë së Brendshme , Arben Keshi flet me ish-deputetin e PS-së, Artan Gaçi, i cili njëherësh është edhe bashkëshorti i Ministres së Mbrojtjes , Olta Xhacka.


Në bisedë e sipër, Gaci vlerëson drejtorin e Ministrisë së Brendshme teksa  i thotë se shefi i madh e ka vlerësuar punë e tij me superlativa.  Siç shton mes tjerash Gaci, kryeministri i kishte treguar se e ka kopsitur zonën e Maqellares.



Përgjimi  numër dy. Biseda mes  Arben Keshit dhe Artan Gacit:

Arben Keshi: Mirëmëngjes

Artan Gaçi: Mirëmëngjes, c’a bërë

Arben Keshi: Si je ti?

Artan Gaçi: Mirë ja pimë një kafe me shefin e madh. Edhe me superlativa për ty

Arben Keshi: Faleminderit

Artan Gaçi: Jo nga ai, unë po e po por nga ai. Më tregoi historinë e 2011-ës dhe gjithë stafit. I ke pikët maksimale

Arben Keshi: Ishalla kthehen në realitet se ngela…. u bënë tre vjet

Artan Gaçi: Vlerësim të jashtëzakonshëm. Gjithë Maqellarën ta vinte ty.Ai është tha personi. E ka kopsitur tha, e ka bo, komplet gjithë gjënë. Edhe në 2011-ën fitoi tha por ashtu ndodhën ca me kutitë tha.

Arben Keshi: Hajt mo ca të bësh ashtu ka qenë shkrujt

Artan Gaçi: Merita e Benit tha

Arben Keshi: Rrofsh shumë faleminderit

Artan Gaçi: Desha me ta thonë, kur të vish në Tiranë lidhemi

Arben Keshi: Mirë faleminderit…

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: