Gazeta më e madhe gjermane Bild ka nxjerrë mbrëmjen e sotme serinë e tretë të përgjimeve, ku flitet për blerjen e votave gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2016-të në Dibër.

Në video përgjimin numër 1 është duke folur shefi i Komisariatit të Peshkopisë, Robert Aga me ish-ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknurin.

Një shef i policisë shpik një plan për manipulimin zgjedhor me ministrin Gjiknuri.

Shiritat tregojnë një shembull të bashkëpunimit për manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2017 midis politikanëve më të lartë të socialistëve në pushtet, bosëve të mafias, policisë dhe shërbyesve të lartë civilë në Shqipëri.

Shefi i Policisë Dibër Robert Aga në telefon me Bekim Krashin dhe më pas me Damian Gjiknurin

Shefi i Policisë Dibër: A djalosh

Bekim Krashi: Ça keni bo mo ca keni no, se e keni nez fare. Sjeni tu lon gjo pa bo.

Shefi i Policisë Dibër: Duhet të kemi 1 mijë plus. Poshtë 1 mijë nuk e pranoj

Bekim Krashi: Ca fol me ça fol, ke fillu pretendimet të mëdhoja. Ti jap unë (qesh)

Shefi i Policisë Dibër: Hej

Bekim Krashi: Po

Shefi i Policisë Dibër: O shpirt i vëllait. Po ti kujtojshe se ata ishin budalla (opozita) që bejshin ashtu…

Bekim Krashi: Po dinë me bë rrëmujë ata

Shefi i Policisë Dibër: Ej… ajo strategjia ime funksionon

Bekim Krashi: E di mo shpirt i vëllait e di. Ti e ke deklaruar komisar politik. Hahaha

Shefi i Policisë Dibër: Shife… A ke Damian Gjiknurin aty

Bekim Krashi: Do të ta jap në telefon

Shefi i Policisë Dibër: Jepja pak

Shefi i Policisë Dibër: O shef

Gjiknuri: Si të kam?

Shefi i Policisë Dibër: Shumë mirë

Gjiknuri: Ho me ça bone

Shefi i Policisë Dibër: He si jemi

Gjiknuri: Shumë mirë. Shumë fort. Më mirë nuk bëhet

Shefi i Policisë Dibër: Nuk pate besim te unë

Gjiknuri: Tërmet. Tërmet. Je mjeshtër. I madh je. Hajde flasim. Ciao.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb