Në një tjetër video, gazeta gjermane ‘Bild’ ka publikuar përgjimin mes vëllait të Ilir Ndraxhit, deputeti i partisë socialiste për Shijakun, Arjan Ndraxhi dhe Astrit Avdylaj.


Në video përgjim, Avdylaj i thotë vëllait të deputetit të PS se do të sigurojë një fitore 10-0 në zgjedhje, sa edhe vetë Rama do habitet.



Arjan Ndraxhi: Tito, të rujt Zoti, ç’a bone si je ?
Astrit Avdylaj: Si ja cove Arjano? Mire e Si je?
Arjan Ndraxhi: C’kemi c’bohet
Astrit Avdylaj: Mirë mirë
Arjan Ndraxhi: Hic mo mirë, ja me cunin, ca boni mirë jeni?
Astrit Avdylaj: Hic mo mirë, t’mora për qejf a e kanë thirr gjë apo jo akoma?
Arjan Ndraxhi: Për ku?
Astrit Avdylaj: A i kanë bo ndonjë thirrje (Ilir Ndraxhit) ndonjë gjo vllait apo jo?
Arjan Ndraxhi: Jo mo, ai tha do takohet me ty po dje s’keni qenë se qe Juvja nuk e di, do vi nesër tha në darkë me Ridin, Astritin dhe Julin.
Astrit Avdylaj: Po
Arjan Ndraxhi: Edhe pastaj do takonte edhe ate, Po me Gjushin në fakt ( Vangjush Dako, kryebashkiak i Durrësit) ai do takohet për punë pune si i thonë, si nga ana punës.
Astrit Avdylaj: Ok, Ok, mirë jo unë po pres me një fjalë, nesër, nesër a pasnesër, kupton. Unë, ne me një fjalë e këna n’xhep a kupto vllain tat.
Arjan Ndraxhi: Po, Po
Astrit Avdylaj: Vetëm po presim, ai më tha mu me 25 ishte edhe Eltoni aty, Eltonin e vuni o të 10 o të 11.
Arjan Ndraxhi: Elton Arbanës, mirë, mirë
Astrit Avdylaj: Unë jam duke punu këtu te lagjia ime, me njerëzit, nuk kam dal ndonjëherë në Pazar po jam t’u taku njerëz, cdo njeri .. E kam shumë shumë ashtu dhe do të jemi shumë të nderum edhe nga ai sipër, (Edi Rama) që duhet të na shofi me nji kshu.
Arjan Ndraxhi: Po e vërtet
Astrit Avdylaj: Do t’i japim (Edi Ramës) një 10 me 0 (fitore) që edhe ai vetë të habitet.
Arjan Ndraxhi: Boji një telefon Julit, mos shkoni me pi i kafe aty te puna, mos ashtu
Astrit Avdylaj: Mirë o rob Zoti.
Arjan Ndraxhi: Ti e ke numrin e Julit..
Astrit Avdylaj: Po e kam jo jo se e boj vetë, pa merak , hajde pra gjithë të mirat
Arjan Ndraxhi: Shumë faleminderit
Astrit Avdylaj: C’a flet o , asgjo
Arjan Ndraxhi: Pafshim

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb