Gazetari i gazetës gjermane “Bild” Pieter Tiede paralajmëroi se do të dalin përgjime sesi janë vjedhur votat në Dibër.
Gazeta gjermane ka publikuar disa video me përgjime. Në videon numër 6 dëgjohet Arben Keshi, zyrtar pranë Ministrisë së Brendshme, i cili flet me një person me numrin e telefonit 0686913636.
Një person i paidentifikuar telonon Arben Keshin dhe i thotë se personi që refuzoiparatë për votën gjatë javës ka ndryshuar mendje dhe ka ardhur të kërkojnë paratë përmes dajës së tij. Keshi i jep instruksione sesi të mbarojë punë. I njëjti person pyet për dicka tjetër por Keshi i thotë se do ti përgjigjety me një mesazh sepse nuk mund të flssë për momentin.
Biseda e përgjuar:
Arben Keshi: Nuk ka ardhur. E ka fik telefonin dhe nuk po vjen.
Numri 0686913636: Ah, dëgjo.
Aben Keshi: Ëhë
Numri 0686913636: Ku çuni nuk e pranoi ofertën këtë javë.
Arben Keshi: Ëhë
Numri 0686913636: Është këtu me mua, është këtu daja e vet
Arben Keshi: Mirë ti e di vetë se ç’bën
Numri 0686913636: Xhevati thotë mbaro punë
Arben Keshi: A mbarove
Numri 0686913636: Një dhe e dyta se di…
Arben Keshi: Ka shkruar një mesazh, nuk flas dot.
Numri 0686913636: Ok.
(d.xh/Balkanweb)