Gazeta më e madhe gjermane Bild ka nxjerrë mbrëmjen e sotme 10 përgjime të tjera video të blerjes së votave në Dibër, pjesë e dosjes 184.



Në video përgjimin që mban numrin 6 Imer Lala, që Bild e cilëson si “bosin e mafias” bisedon me një person të panjohur.


Ky i fundit, i tregon se kryetari i FRD-së në Dibër bashkë me njerëzit e tij kanë votuar kandidatin e PD-së, Sherefedin Shehun. Reagimi i Lalës është i ashpër dhe më pas thotë se do ta marrë në telefon për ti thënë disa fjalë.

Biseda mes tyre

Personi: O shef si të kam
Imer Lala: Mirë
Personi: A je mirë
Imer Lala: Mirë, si je ti?
Personi: Kryetari i FRD-së me gjithë njerëzit e vet për Sheferedin Shehun
Imer Lala: Jo  s’është e vërtetë
Personi:  E kontrollova tashi, sa ka votuar para 20 minutash

Imer Lala: Mos u tall..

Personi: Po për kokë të fëmijëve

Imer Lala: O ja q… robt e shpisë
Personi: Ja kontrollova unë se pata lënë një njeri aty. Kanë qenë 5 veta duke votuar, të pestë për Sherefedin Shehun.
Imer Lala: Edhe çuni i vet ë?
Personi: Po
Imer Lala: Ja do ta mërrë në telefon atë halen, I thashë kur të shkosh atje te shtabi do takosh Remin dhe ne jemi për atë, i thashë e kupton shqipen a jo? Më tha dhe Hasan Begu diçka, shife njëherë atë m… tha.
Personi; E verifikova tashi, para 20 minutash
Imer Lala; O ja q… motrat
Person: Hajde mos e vrit mendjen, po ta dish….

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb