Gazeta gjermane “Bild” ka nxjerrë këtë mbrëmje të tjera audio-përgjime në lidhje të blerjen e votave në Dibër, përgjime këto nga “Dosja 184”. Në përgjimin numër shtatë  Imer Lala bisedon me Arditin, ndërsa ky i fundit i drejtohet atij nëse Basri Veseli ka marrë gjë apo jo. Lala i thotë se në zonën ku  ndodhet ai gjithçka është në rregull.



 Pjesë nga biseda:


Imer Lala: Hej Ardi,
I panjohur: O vëlla, një Basri Veseli, e njofim e kemi gjë?
Imer Lala: Si?
I panjohur: Basri Veseli
Imer Lala: Basri Veseli, po
I panjohur: E takova e takova po ska marrë gjë
Imer Lala: Si s’ka kurrgjo
I panjohur: A i keni sjellë ndonjë kafe.
Imer Lala: Po i kam mbaruar ato punë
I panjohur: Po i ke mbaru mo shoku por skanë shku ato punë
Imer Lala: Po leri ato bq…
I panjohur: O shok (Nuk kuptohet)
Imer Lala: Ri rehat se për atë vend ku është ai i ka çdo gjë në rregull
I panjohur: Mirë hajd hajd.
Imer Lala: Ku je ti?
I panjohur: (Nuk kuptohet)
Imer Lala: Çfarë ka ndonjë problem
I panjohur: Kurrgjo, atë nate smund e mora vesh
Imer Lala: Huh?
I panjohur:  Atë që e rrafën mbrëmë në Maqellarë a e more vesh?
Imer Lala: Jo! Kush janë ata?
I panjohur:   Po ku di gjë unë, kishin rrafë ça janë këta me kapuça të Flamur Nokës andej.
Imer Lala: E po e shof në televizor
I panjohur:    Ishin nja 4 a 5