Gazeta më e madhe europiane ‘Bild’ ka publikuar përgjime të reja për pazaret elektorale gjatë zgjedhjeve në vendin tonë. Në përgjimin numër tetë, shfaqet biseda mes shefit të komisariatit të Kamzës dhe Drejtorit në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi. Shefi i komisariatit të Kamzës i thotë Keshit se kreu i Bashkisë së Kamzës ka nisur 450 njerëz me furgon drejt Lurës dhe Reçit. Kjo lëvizje duket se e shqetëson shumë drejtorin e Ministrisë së Brendshme.
Përgjimi nr.8:
Arben Keshi: Urdhro
Sali Skura: Hë Beni, Saliu jam
Arben Keshi: Kush?
Sali Skura: Sala në Kamëz, Sal Skura
Arben Keshi: Hë more ckemi?
Sali Skura: Si je vllai?
Arben Keshi: Mirë, si ja kalon ti?
Sali Skura: Mirë, hë u lodhe?
Arben Keshi: Hajde mo lodh
Sali Skura: Si është t’u shku
Arben Keshi: Mirë po na këputët ju të Kamzës
Sali Skura: Po, pra po
Arben Keshi: Bllokoni autobusët e Kamzës
Sali Skura: Po, pra kemi nxjerrë postblloqet, të shohim, nesër nga ora 3 kanë me u nis, 3:30
Arben Keshi: A keni ndonjë informacion sa bëhet llafi me u nis?
Sali Skura: Nga ora 03: 30 do të nisen, i kemi marrë masat?
Arben Keshi: A janë shumë?
Sali Skura: Po për Zotin mendohet 450, 500 veta
Arben Keshi: I ka organizuar Xhelali?
Sali Skura: Xhelali ka organizuar tërë bashkinë, i ka çuar te turizmi i ri në Lurë, kupton?
Arben Keshi: Po, po
Sali Skura: Maqellara si duket?
Arben Keshi: Maqellara është mirë se s’ka prej Kamze në Maqellarë, nga krahu i Xhelalit nuk kam asnjë
Sali Skura: Problem është Lura
Arben Keshi: Lura, Reçi, besoj
Sali Skura: Lura, Reci, gjithë ajo krahinë atje. Me komisionerët besoj, ma do mendja…?
Arben Keshi: Po, po sigurisht
Sali Skura: Po qyteti, si duket qyteti?
Arben Keshi: Edhe qyteti mirë është, pjesa këtej Lurë, Reç këto që po bie Xhelali
Sali Skura: Po, pra, po. Melita s’ka pas ça me bo me këto kodet
Arben Keshi: Jo, jo nuk kanë ça me bo
Sali Skura: Hajt të uroj fitore
Arben Keshi: Nuk bëhet fjalë, 450 vota, sot ka ardhur me njerëzit e vet ai në Lurë?
Sali Skura: Po, po njerëzit e vet, ke parasysh, me furgona, ngritëm ca postblloqe këtu unë
Arben Keshi: Vetëm për këtë pjesën e informacionit, Lura apo zonat tjera ta dimë pak a shumë?
Sali Skura: Mirë Beni, suksese dhe me fitore!