Gazeta më e madhe europiane ‘Bild’ ka publikuar përgjime të reja për pazaret elektorale gjatë zgjedhjeve në vendin tonë. Në përgjimin numër tetë, shfaqet biseda mes shefit të komisariatit të Kamzës dhe  Drejtorit në Ministrinë e Brendshme,  Arben Keshi. Shefi i komisariatit të Kamzës i thotë Keshit se kreu i Bashkisë së Kamzës ka nisur 450  njerëz me furgon drejt Lurës dhe Reçit. Kjo lëvizje duket se e shqetëson shumë drejtorin e Ministrisë së Brendshme.


Përgjimi nr.8:

Arben Keshi: Urdhro


Sali Skura: Hë Beni, Saliu jam


Arben Keshi: Kush?

Sali Skura: Sala në Kamëz, Sal Skura

Arben Keshi: Hë more ckemi?

Sali Skura: Si je vllai?

Arben Keshi: Mirë, si ja kalon ti?

Sali Skura: Mirë, hë u lodhe?

Arben Keshi: Hajde mo lodh

Sali Skura: Si është t’u shku

Arben Keshi: Mirë po na këputët ju të Kamzës

Sali Skura: Po, pra po

Arben Keshi: Bllokoni autobusët e Kamzës

Sali Skura: Po, pra kemi nxjerrë postblloqet, të shohim, nesër nga ora 3 kanë me u nis, 3:30

Arben Keshi: A keni ndonjë informacion sa bëhet llafi me u nis?

Sali Skura: Nga ora 03: 30 do të nisen, i kemi marrë masat?

Arben Keshi: A janë shumë?

Sali Skura: Po për Zotin mendohet 450, 500 veta

Arben Keshi: I ka organizuar Xhelali?

Sali Skura: Xhelali ka organizuar tërë bashkinë, i ka çuar te turizmi i ri në Lurë, kupton?

Arben Keshi: Po, po

Sali Skura: Maqellara si duket?

Arben Keshi: Maqellara është mirë se s’ka prej Kamze në Maqellarë, nga krahu i Xhelalit nuk kam asnjë

Sali Skura: Problem është Lura

Arben Keshi: Lura, Reçi, besoj

Sali Skura: Lura, Reci, gjithë ajo krahinë atje. Me komisionerët besoj, ma do mendja…?

Arben Keshi: Po, po sigurisht

Sali Skura: Po qyteti, si duket qyteti?

Arben Keshi: Edhe qyteti mirë është, pjesa këtej Lurë, Reç këto që po bie Xhelali

Sali Skura: Po, pra, po. Melita s’ka pas ça me bo me këto kodet

Arben Keshi: Jo, jo nuk kanë ça me bo

Sali Skura: Hajt të uroj fitore

Arben Keshi: Nuk bëhet fjalë, 450 vota, sot ka ardhur me njerëzit e vet ai në Lurë?

Sali Skura: Po, po njerëzit e vet, ke parasysh, me furgona, ngritëm ca postblloqe këtu unë

Arben Keshi: Vetëm për këtë pjesën e informacionit, Lura apo zonat tjera ta dimë pak a shumë?

Sali Skura: Mirë Beni, suksese  dhe me fitore!

(n.m/BalkanWeb)

Etiketa: