Gazeta më e madhe gjermane “Bild” ka publikuar një sërë përgjimesh një lidhje me pazaret elektorale për zgjedhjet në Dibër.

Në përgjimin numër trembëdhjetë drejtori i Arsimit në Dibër, Drini Gjeçi telefonon shtetasin Lavdrim Murati dhe e pyet se a ka votuar.  Qytetari me emrin Lavdrim Murati i thotë se ende nuk ka votuar me arsyetimin që të lirohet pak radha në qendrën e votimit.

Përgjimi nr 13:

Drini Gjeçi: Alo. Lavdrim Murati?

Murati: Po.

Gjeci: Drejtori i Arsimit të flet.

Murati: Urdhëro.

Gjeci: A ke votuar?

Murati: Jo akoma.

Gjeci: Po pse more Lavdrim nuk ke votuar akoma?

Murati: Nuk kam votuar se të lirohet një herë radha.

Gjeci: Çfarë radhe?

Murati: Radha or ti.

Gjeci: Lavdrim të mos kemi llafe, votat i dua haptaz atje. Mos të kemi llafe më.

Murati: Ça flet o Drejtor?

Gjeci: Mos të pres më tej. Vota sa ke ti dua.

Murati: Më vjen keq.Të paskan sinjalizuar gabim.

Gjeci: Këtë llaf po të them.Ti e di vetë.

Murati: Në rregull.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: