Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli shprehu dje bindjen se skandali i përgjimeve do të marrë me vete kryeministrin, Edi Rama. Në një postim në “Facebook”, ish-kryeparlamentarja shkruan ndër të tjera se ” ‘Watergate’-i shqiptar do marrë me vete Ramën.

Skandali i përgjimit është shumë më i rëndë, kompleks dhe implikues se çdo skandal tjetër i këtij pushteti. Askush nuk do guxonte të sillte e ta përdorte në dhunim të ligjit po te mos kishin urdhër nga lart. Asnjë ministër nuk do guxonte të përfshihej në përgjimet e paligjshme po të mos kishte licencë dhe urdher nga kryeministri.

Rama, kaloi ‘vijën e kuqe’ kur kërcënoi sot (dje) opozitën dhe prokurorinë për skandalet e tij personale. Ky skandal nuk mbyllet. Ky skandal do marrë me vete Ramën”, – shkruan ndër të tjera Topalli në reagimin e saj në “Facebook”.
(ed.me/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: