Televizioni publik italian RAI ka publikuar një investigim rreth mafiozit italian Antonino Vadala, i njohur për lidhje me klanin e njohur me emrin ‘Ndrangheta’, i cili akuzohet edhe për trafikim droge.

Në investigim raportohet, ndër të tjera se Vadala, i cili është pjesë e mafias kalabreze ka udhëtuar në aeroplanin e një ministri nga Kosova, emrin e të cilit nuk e bën të ditur.

Investigimi i drejtuar nga gazetarja italiane Maria Grazia Mazzola nuk përfundon vetëm me italianin. Për lidhje me të  implikohen edhe politikanë të lartë nga Sllovakia përfshirë këtu edhe ish-kryeministrin sllovak Robert Fico.

Vadala, i cili në Itali akuzohej për trafikim drogë ka arritur që në Sllovaki të infiltrojë njerëz të tij në pozita të larta, më saktësisht të dashurën e tij si nëpunëse në Ministrinë e Brendshme dhe këshilltare të ish -kryeministrit Fico. Gazetarja Mazzola duke folur për mediat është shprehur si kryeministri sllovak e ka mbajtur afër vetes Maria Trooskova pavarësisht lidhjeve të saj me mafiozin Vadala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb