NGA ZONJA VJOLLCA*

2 kokrra domate

2 kokrra qepë

2 kunguj

2 speca

2 patëllxhanë

Gjethe rrushi

500 gr mish të grirë viçi

8 lugë gjelle oriz

8 lugë gjelle salcë domate

2 lugë gjelle vaj ulliri

4 lugë gjelle vaj misri

1 lugë nenexhik

Kripë

Piper i zi

Pastrojmë pjesën e brendshme të perimeve për ti bërë gati për mbushjen. Më pas pjesën e hequr të perimeve e grijmë imët dhe e bashkojmë me mishin e grirë duke shtuar orizin, kripë, piper dhe nenexhik. I trazojmë mirë dhe fillojmë mbushim perimet e vendosura në tavë dhe gjethet e rrushit njësoj siç veprojmë për japrakun. Mbi perimet e mbushura hedhim pak vaj ulliri dhe salcë domateje. Vendosim një pjatë mbi perime, vendosim kapakun dhe i lemë të ziejnë në zjarr mesatar për 30 minuta.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb