Xavi u largua nga Barcelona, me zyrtarizimin që erdhi sot paradite. Trajneri i njohur ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i ka dërguar një mesazh tifozëve.
“Të dashur tifozë të Barçës, të dielën mbaron periudha ime në pankinën e Barçës. Nuk është kurrë e lehtë të largohesh nga klubi i jetës tënde, por e bëj me shumë krenari, pas dy vjet e gjysmë në krye të skuadrës. Ishte si një sekondë, dua të falënderoj tifozët për mbështetjen dhe dashurinë e tyre. Gjithmon do jem tifoz i Barçës dhe dua vetëm më të mirën për klubin e jetës sime, i cili do të më ketë gjithmonë në dispozicion” – Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)