ITALI- Për 20 minuta në aeroportin e Fiumicinos ka munguar energjia elektrike duke shkaktuar kaos për të gjithë udhëtarët. Një periudhë negative për aeroportin, i vendosur tashmë para një prove të fortë nga zjarri që ra të mërkurën në një pyll me pisha pranë Fiumicinos.

Energjia u shkëput në orën 11:50 për tu kthyer në 12:10, ndërsa po kryen hetime për të zbuluar shkakun e ndërprerjes së saj. Operacionet nga kulla e kontrollit kanë vazhduar rregullisht edhe gjatë ndërprerjes falë grupeve me vazhdimësi absolute me të cilat është i pajisur sistemi operativ i ENAV. (m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: