Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi nga Kuvendi lëshoi akuza në drejtim të kryeparlamentares Lindita Nikolla, duke e akuzuar atë se po shkel Kushtetutën. Ai tha se me rastin e mospranimit të vendimit të grupit parlamentar të Rithemelimit, për të rikthyer Sali Berishën, po shkelen procedurat.

“Keni hapur këtë legjislaturë me shkelje. Ata që me akte politike duan të shkelin kushtetutën nuk është problemi juaj, por problem është kur e shkelni ju. Askush nuk i detyron deputetët përveç votës së popullit. Si në kushtetutë, dhe kod zgjedhor, nuk parashikohet sa një procedurë për shkarkim apo largim të një deputeti nga grupi parlamentar.

Veprimi për të lënë jashtë grupit kreun e PD, është veprim i qëllimshëm, për të bllokuar opozitën në kryerjen e detyrës së saj. S’ka asnjë dispozitë që të përjashtojë deputetët. Nuk keni tagër që ju ta bëni këtë. Duhet të merrni dhe të lexoni këtë njoftim. Zoti Sali Berisha duhet të jetë pjesë e grupit, pasi veprimi juaj bëhet palë me antikushtetutën.”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: