Trajneri i PSG, Luis Enrique përjashtoi nga lista e të fturave për Champions League sulmuesin Ousmane Dembele. Në bazë të shpjegimit të bërë në konferencë për shtyp, tekniku Enrique mori këtë vendim, për arsye disiplinore.

Sipas shtypit francez, edhe presidenti Nasser Al-Khelaïfi, pavarësisht se vlerëson në maksimum sulmuesin, mbështeti vendimin e trajnerin për të lënë jashtë Dembelen. PSG përballet me Arsenal, këtë të martë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb