Rregulli është i qartë, nëse një skuadër përjashtohet nga gara kur janë zhviluar 50% plus një ndeshje, pra më më shumë se gjysma e garës, të gjitha sfidat e mbetura shkojnë 3-0 në tavolinë për skuadrat e tjera.

Kjo vlen dhe për rastin e Kamzës, që pak orë më parë u ndëshkua me zbritje dy kategori më poshtë nga Komisioni i Disiplinës në FSHF për shkak të dhunës ndaj gjyqtarit Eldorian Hamiti.

Me 12 ndeshjet e mbetura për t’u zhvilluar, të gjitha ekipet në kampionat do të përfitojë një fitore 3-0, ndërsa përjashtim bëjnë Luftëtari, Flamurtari e Skënderbeu, që kanë për të zhvilluar sfidat e kësaj faze me Kamën si dhe ato të fazës së fundit, ndaj do të përfitojnë 6 pikë, ndryshe nga skuadrat e tjera.

Kalendari do të zbatohet siç është, nuk do të ketë asnjë ndryshim, ndërsa skuadrat që do të luajnë sfidën e tyre ndaj Kamzës, atë javë do të qëndrojnë pushim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb