TIRANË-Deputeti socialist Ben Blushi komentoi situatën e përjashtimit të kolegut Tom Doshi nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.
Blushi tha se bashkëjetesa e Doshit me PS ishte e pamundur në rrethanat ku ndodhej, por mund të ishte shmangur nëse Edi Rama do të kishte administruar më mirë situatën dhe qeverisjen.
Sipas Blushit, sot me këtë përjashtim, humbi Partia Socialiste.


Zoti Blushi cfarë ndodhi në mbledhje, mendimi juaj:
Është historia e dy shokëve të ngushtë që u zunë për arsye që nuk duan të marrin vesh, historia shumëvjeçare e dy miqve që u prish për arsye që nuk i dimë, arsye që nuk duan t’i thonë dhe as t’i marrim vesh.
Rama që duhet ta administronte prej shumë kohësh këto situata, të qeveriste më mirë, por pajtohem se bashkëjetesa në këto kushte ishte e pamundur.
Në lidhje me këtë situatë humbet PS?
Sigurisht që po

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: