Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Disiplinës dhe i Etikës në UEFA, që ka marrë në shqyrtim shumë çështje të nxehta, kryesisht nga aktivitet e klubeve, duke gjobitur me nga 68 mijë euro Ajaksin apo 50 mijë euro Vitorian, 18 mijë euro Frankfurtin dhe ndalesa transfertash për ultrasit e Crvena Zvezdës, Ajaksit e Frankfurtit.

E enjtja pritej me inters duke qenë se UEFA ka nisur një hetim ndaj Turqisë dhe festimit të lojtarëve të Kombëtares së Senol Gyneshit. Por në vend që vinte një vendim për këtë çështje, ka ardhur një hetim disiplinor për Kosovën për incidentet e ndodhura mes tifozëve në pushimin e ndeshjes. UEFA ka saktësuar se vendimi për këtë çështje do të vijë më 21 nëntor.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: