Pasi mbylli sezonin duke mbrojtur titullin kampion në Premier League, Manchester City ka nisur një tjetër sfidë të vështirë ligjore kundër UEFA-s. Klubi anglez I është drejtuar zyrtarisht Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, duke kërkuar bllokimin e hetimeve për shkelje të rregullores së Fair Play Financiar nga ana e qeverisë europiane të futbollit. Kjo e fundit dyshon se kampionët anglezë kanë manipuluar bilancet me injektime të fondeve nga vetë pronarët e klubit, por që janë shitur si sponsorizime.

0 Leroy1
0 Leroy1

Një shkelje, që nëse vërtetohet rrezikon të përjashtojë Manchester City nga pjesmarrja në Ligën e Kampioneve si dhe të bllokojë merkaton në dy sesionet e ardhshme. Këto akuza janë hedhur poshtë me forcë nga klubi anglez, që tani ka vendosur të veprojë konkretisht, duke iu drejtuar KAS-it të Lozanës. Kjo lëvizje e kampionëve anglezë konfirmon sipas mediave në vend frikën për dënimin me përjashtimin nga Kupat e Europës. Kjo do të ishte një humbje e madhe për skuadrën e Pep Guardiolës si nga an sportive ashtu edhe financiare.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb