TIRANE- Nuk pati surpriza dhe të papritura. Byroja e Kuvendit vendosi sot të përjashtojë për 10 ditë nga Kuvendi 6 deputetë të opozitës, pasi hodhën miell, vezë e letra në drejtim të kryeministrit Rama e ministrave të tij.

Deputetët e përjashtuar janë:
Klevis Balliu (PD)
Ervin Salianji PD
Flamur Noka (PD)
Edi Paloka (PD)
Endrit Braimllari (LSI)
Kejdi Mehmetaj (LSI)

Sipas vendimit asnjë prej tyre nuk lejohet të marrë pjesë në seancën parlamentare të radhës.

Po ashtu u vendos përjashtimi me 10 ditë edhe i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati që iu përgjigj me ujë deputetëve të opozitës.

Gjatë mbledhjes por edhe jashtë saj, deputetët e opozitës nuk e kursyen ironinë për miellin. Ata u shprehën se thjesht kishin ngatërruar miellin e kuksianëve të varfër me atë të Kolumbisë, që siç shtuan, e preferon Rama.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: