Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, Policia Kufitare Greke ka njoftuar Policinë Kufitare të Korçës se duke nisur nga ora 17:00 e ditës së sotme, lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) përmes Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë drejt Greqisë është pezulluar deri në një njoftim të dytë.
Në vijim të njoftimit të dhënë më parë, ku Policia Kufitare Greke, ka njoftuar Policinë Kufitare të Kapshticës për bllokimin e lëvizjes së kamionëve, u njoftua po ashtu se do të ndalohet edhe hyrja e autobusëve deri në një njoftim të dytë.
Policia e Shtetit i bën thirrje drejtuesve të këtyre mjeteve që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Greqisë përmes kësaj pike kufitare, të shmangin lëvizjen deri në një njoftim të ri, i cili pritet të bëhet në vijim nga autoritetet greke.