Qafa e Llogarasë në Vlorë është përfshirë nga reshje breshëri për shkak të motit të keq. Si pasojë lëvizja e automjeteve është vështirësuar. kanë përfshirë duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve.

Në vendin e quajtur ”Pisha Flamur”, prej rreshjeve të dendura të breshërit është krijuar një shtrese e cila e ka bërë pothuajse të pamundur kalimin dhe ngjitjen e këtij aksi.

Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që po udhëtontë këtë aks të tregohen të kujdesshëm për të evituar aksidentet.

Gjithashtu policia ka njoftuar kompaninë mirëmbajtëse të rrugës për të ndërhyrë në pastrimin e aksit.

63c3c8d1-cd5d-4c1d-86c9-04f847127d2e

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: