JEMEN-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë evakuuar të gjithë personelin e vet nga ambasada në Jemen, pas përkeqësimit të situatës së sigurisë.

Ndërkohë, bëhet me dije se përveç personelit të ambasadës, janë larguar nga Jemeni edhe disa trupa ushtarake amerikane.

Zyrtarët në Jemen kanë konfirmuar se të shtunën rreth 100 trupa amerikane kanë lënë një bazë ajrore pranë një qyteti jugor, e cila u sulmua të premten nga luftëtarët e  al-Kaedës.

Dhuna mes grupeve rivale, duke përfshirë rebelët Houthi, militantët e al-Kaedës  dhe të ISIS, është rritur ndejshëm kohët e fundit.

Këshilli i Sigurimit në OKB, pritet të mbajë një takim urgjent ditën e sotme në lidhje me situatën në Jemen.

Të premten si pasojë e dy shpërthimeve me bomba në dy xhami në Sanna, humbën jetën 137 persona.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: