Treguesit demografike janë përkeqësuar më tej në tremujorin e tretë të vitit, teksa numri i lindjeve ka rënë dhe vdekjet janë rritur.

Sipas INSTAT numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2017, rezulton 7.203, duke shënuar një rënie me 20,7 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2016.

Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2017 rezulton 4.853, duke shënuar një rritje prej 3,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Gjatë tremujorit të tretë 2017, numri i lindjeve tejkaloi me 2.350 numrin e vdekjeve.

Shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e tretë 2017, pasqyron një rënie me 46,7 %, në krahasim me tremujorin e tretë

Shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e tretë 2017, për 12 qarqet e Shqipërisë, regjistron vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.068 numrin e vdekjeve. Me shtesë natyrore të lartë paraqitet qarku i Durrësit, me 374 lindje më shumë se vdekje, pasuar nga qarku i Elbasanit me 321 lindje më shumë se vdekje. Në tremujorin e tretë 2017, shtesa natyrore regjistron vlerë negative vetëm në tre qarqe (Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë). Vlera më e ulët është regjistruar në qarkun e Gjirokastrës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 56 numrin e lindjeve.

Lindjet, shuhen rrethet rritje vetëm Tirana
Numri më i ulët i lindjeve regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, 112 lindje, me një rënie prej 42,3%, në krahasim me tremujorin e tretë 2016.

Numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës me 2.271 lindje, të cilat shënojnë rënie me 18,5 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2016.

Të gjitha qarqet e vendit pësuan rënie të numrit të lindjeve në tremujorin e tretë 2017, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Rënien më të madhe të numrit të lindjeve, gjatë kësaj periudhe, e paraqet qarku i Gjirokastrës me 42,3 % dhe qarku i Vlorës me 32,6 %.

Vdekjet në rritje
Numri më i madh i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.203 vdekje, me një rritje prej 7,8 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2016.

Numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 118 vdekje, me një rritje prej 20,4 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2016. Rënia më e madhe e numrit të vdekjeve në krahasim me tremujorin e tretë 2016, është regjistruar në qarkun e Gjirokastrës me 9,2 %.

Në tremujorin e tretë 2017, gjithashtu, me rënie të numrit të vdekjeve paraqitet qarku i Vlorës me 4,5 %, qarku i Lezhës me 4,3 %, qarku i Durrësit me 3,7 % dhe qarku i Korçës me 2,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. /Monitor/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: