Vijon në ditën e 21 greva e grave naftëtare në Ballsh. Gazetari Ervis Kuçi sjell pamje në redaksinë e “BalkanWeb”, ndërsa thekson se gjendja shëndetësore e grevisteve është e rëndë.

Dy prej grave janë transportuar në Spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore. Sipas grevisteve, kanë nisur presionet me mesazhe anonime, që ato të lënë grevën. Por, ato shprehen të vendosura në kauzën e tyre, duke thënë se nuk dalin nga greva pa marrë pagat.

“Me kete heshtje kuptojme qe qeveria nuk do ta zgjidhi ceshtjen tone. Ne jemi per buken e gojës”, shprehen naftëtaret.

Ndërkohë, njëra nga naftëtaret e dërguara në spital është me protezë në këmbë. Tjetra e sëmurë nga gjëndrat tiroide. Pasi të marrin mjekim do kthehen prapë në grevë.

“Mos të na bëjnë presione që të lëmë grevën, pasi do bëjmë ndonjë vetëflijim që të mbetet në histori”, shtojnë ato.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb