SERBI-Gjendja shëndetësore e liderit të radikalëve serbë Vojisllav Sheshel, është përkeqësuar në gjashtë ditët e fundit ka konfirmuar për mediat serbe mjeku i Sheshelit, Milovan Bojiç.

Sipas mjekut Sheshel ka një temperaturë rreth 40 gradë, analizat laboratorike kanë rënë poshtë në të gjitha nivelet, ndërsa ai çdo ditë merr infuzion dhe transfuzion të gjakut.

Sheshel ka një çrregullim në të gjithë ritmin e tij dhe siç thonë nga ekipi i tij mjekësor për shkak të gjendjes së keqe ai nuk mund të pranojë kimioterapi të dytë.

Lideri radikal, i cili akuzohet nga Tribunali i Hagës për krime lufte është diagnostifikuar pasi është me kancer.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: